Lajmi që pretendon se Donald Trump u rrëzua tek dera e makinës presidenciale është i rremë
Një video virale tregon Presidentin e SHBA-së duke u rrëzuar teksa futet në automjet. Analiza e pamjeve vërteton se kemi të bëjmë me një manipulim digjital.
Raste të reja çdo javë sipas metodologjisë ndërkombëtare të IFCN. Kemi verifikuar 25+ raste dezinformimi.
Një video virale tregon Presidentin e SHBA-së duke u rrëzuar teksa futet në automjet. Analiza e pamjeve vërteton se kemi të bëjmë me një manipulim digjital.
Disa media shqiptare pretendojnë, nëpërmjet një videoje virale, se mbrojtësi spanjoll mori me vete trofeun e Kupës së Botës në një qese plastike. Verifikimi tregon se bëhet fjalë për një kopje ose model Lego.
Një lajm që krahason numrin e mjeteve rrugore me popullsinë arrin në përfundimin e gabuar se '1 në 3 shqiptarë kanë makinë', duke ngatërruar treguesin e motorizimit me pronësinë individuale.
Raportime të shumta në media dhe rrjete sociale pretenduan se Federata Spanjolle e Futbollit e ka fshirë në mënyrë digjitale presidentin amerikan Donald Trump nga fotoja zyrtare e ngritjes së trofeut. Verifikimi tregon se fotoja nuk është modifikuar, por shkrepur nga një kënd tjetër.
Një video virale në rrjetet sociale tregon një flotë makinash të policisë gjermane të mbetura pa rrota pas një vjedhjeje masive. Ky lajm është i paverifikuar nga mediat gjermane, ndërsa videoja rezulton të jetë e gjeneruar me Inteligjencë Artificiale.
Një video virale që tregon tifozët e Norvegjisë duke përdorur karuselin e bagazheve si varkë pas eliminimit nga Kupa e Botës 2026, është e gjeneruar me Inteligjencë Artificiale.
Përdorimi i termave si 'terrorizëm kibernetik' apo 'terror digjital' nga media dhe institucionet për të përshkruar fushatën qytetare të komenteve negative (review bombing) është një keqinterpretim i rëndë i termave ligjorë dhe teknikë.
Mediat shqiptare raportuan saktë tensionet reale mes dy liderëve, por morën të mirëqenë një meme të manipuluar të përdorur nga Trump. Imazhi është tjetërsuar për t'i dhënë kryeministres italiane një vështrim 'të magjepsur'.
Disa media kryesore shqiptare ranë pre e një fushate të sofistikuar dezinformimi rus, duke raportuar se prindërit e presidentit ukrainas Zelensky u kapën me 11 milionë dollarë në llogaritë e tyre.
Disa media shqiptare raportuan se vala e nxehtësisë ekstreme në Evropë arriti nivele të tilla sa shkriu semaforët në rrugët e Italisë dhe Gjermanisë. Në të dyja rastet fajtori nuk ishte dielli, por zjarret.
Një lajm i publikuar nga JOQ Albania dhe Gazeta Metro pretendon se një qytetar në Indonezi kapi hajdutët e shtëpisë dhe i lidhi me nastro si 'Teletubbies' për t'i poshtëruar para se t'i dorëzonte në polici. Historia është e sajuar: djemtë në video janë YouTubers që po realizonin një sfidë gjatë një transmetimi live.
Një foto e manipuluar që tregonte Gianni Infantinon në dy stadiume njëkohësisht u kthye në lajm në mediat kryesore shqiptare. Në vend që të verifikonin imazhin përmes një kërkimi të thjeshtë, mediat me sa duket ushqyen një mister të paqenë.
Një artikull i faqes online të Gazetës Tema shoqërohej me një foto ku Lëvizja Bashkë dhe eurodeputetja Ilaria Salis shfaqen me grushtin lart. Verifikimi tregon se fotoja është manipuluar me Inteligjencë Artificiale.
Një video me pamje nga lart që tregon një pikturë gjigante të portierit të Kepit të Gjelbër, Vozinha, në një shesh bregdetar po qarkullon gjerësisht si e vërtetë. Verifikimi tregon se videoja është krijuar me mjete të Inteligjencës Artificiale nga një artist digjital.
ABC News pretendon se gjiganti amerikan Fox News ka konfirmuar se protestat qytetare kundër qeverisë janë të fabrikuara nga elementë të huaj. Sidoqoftë, shkrimi origjinal raporton mbi zemërimin e qytetarëve ndaj korrupsionit qeveritar dhe nuk konfirmon asgjë në lidhje me tezat e qeverisë.
Raportimet se futbollisti i Paraguait, Matías Galarza, mori orën e arbitrit Iván Barton gjatë një përleshjeje në fushë në Botërorin 2026 janë të vërteta. Edhe pse mediat përdorën fjalën 'vjedhje' për klikime, ngjarja ka ndodhur me të vërtetë.
Një artikull i Top Channel dhe Newsbomb.al pretendon se shkencëtarët amerikanë po testojnë një terapi që 'kuron' plakjen dhe premton 'rini të përjetshme'. Verifikimi i njoftimit zyrtar tregon se bëhet fjalë për një test fillestar të një ilaçi që synon sëmundjet e syrit, jo një kurë globale për plakjen.
Një lajm i publikuar në Shqiptarja.com pretendoi se, në protestën e datës 12 qershor 2026, protestuesit 'linçuan' mbështetësit e PS, duke i ndjekur ata me vrap. Analiza tregon se përdorimi i fjalës 'linçim' në këtë rast është një ekzagjerim, ndërkohë që lajmi paraqitet jashtë kontekstit të provokimeve pararendëse.
Gjatë një emisioni në Euronews Albania, dhe më pas në një video të shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, pastori Akil Pano pretendon se më 29 prill 2026, u propozua një ligj për vendet e BE-së që do dënojë si kriminelë prindrit ose profesionistët që tentojnë të mbrojnë gjininë natyrore të fëmijëve të tyre. Verifikimi i dokumenteve tregon se bëhet fjalë për një rekomandim të një organi këshillimor kundër 'terapive të konvertimit', dhe jo për një ligj. Për më tepër, Komisioni Evropian refuzoi të bëjë një propozim të tillë.
Lajmi i shpërndarë në portale për një 'tornado' në Ksamil përdor një term apokaliptik për të përshkruar një fenomen të zakonshëm natyror të njohur si trumbetë ujore, duke manipuluar perceptimin për klikime.
Shumë portale raportuan se një 'gjarpër gjigant' ka shkaktuar panik në qendër të qytetit të Fierit. Një herpetolog më vonë sqaroi se zvarraniku është në fakt një 'bullar' (hardhucë pa këmbë), krejt i padëmshme për njerëzit.
Lajmi pretendon në titull se ka një 'alarm në Evropë' për Ebolën. Analiza tregon se bëhet fjalë për një takim rutinë koordinues të BE-së mbi situatën në Afrikën Qendrore, duke lënë përshtypjen e shfrytëzimit të frikës për të gjeneruar klikime.
Fotografia virale që tregon autobusët e nisur nga Athina drejt protestës së 1 qershorit nuk është e vërtetë. Analiza e SightEngine zbuloi se fotoja është gjeneruar me Inteligjencë Artificiale.
Një imazh viral që tregon një pikë kufitare mes Shqipërisë dhe Zvërnecit, si dhe një flamur izraelit, është tërësisht i fabrikuar. Gjurmët digjitale konfirmojnë përdorimin e Inteligjencës Artificiale për qëllime satire.
Foto virale ku Drake shfaqet me bluzën me mbishkrim shqip u përhap në dhjetëra portale shqiptare dhe rrjetet sociale. Analiza konfirmon se imazhi është gjeneruar me AI nga vetë brendi si fushatë marketingu astroturf. Drake kurrë nuk e ka veshur atë bluzë.
Provoni të hiqni filtrat ose të kërkoni me fjalë të tjera.