Qendra e Edukimit

Mëso të verifikosh si profesionist.

6 hapa praktikë për të kontrolluar çdo lajm para se ta besosh ose ta ndash me të tjerët.

  1. 1

    Kontrollo burimin

    Para se ta marrësh si të mirëqënë, shiko kush e publikon lajmin. A është media e njohur? A ka kontakte dhe historik? Ji skeptik për portalet pa "Rreth nesh".

  2. 2

    Verifiko URL-në

    Adresat si "gazetashqip-lajme.net" imitojnë media të njohura. Krahaso me domenin zyrtar. Verifiko datën e regjistrimit të domenit në WHO.IS, pjesë e mjeteve tona.

  3. 3

    Kërko imazhin

    Foto të vjetra ribotohen si "të reja". Përdor Google Images ose TinEye për të gjetur burimin origjinal dhe datën e parë të publikimit.

  4. 4

    Lexo përtej titullit

    Titujt bombastikë shkruhen për të manipuluar emocionet e lexuesit dhe për të nxitur klikime. Lexo të gjithë artikullin. Në shumë raste permbajtja nuk mbështet pretendimin e titullit.

  5. 5

    Ballafaqo faktet me media të tjera

    A e raportojnë lajmin media të tjera të besueshme? Nëse vetëm një portal pretendon "lajmin ekskluziv", ji skeptik dhe verifiko.

  6. 6

    Dëgjo emocionet

    Dezinformimi shpesh provokon zemërim ose frikë të menjëhershme. Nëse ndjen reagim emocional të fortë, ji skeptik dhe verifiko.

Infografika edukative

  • Bazë

    Llojet informacionit të dëmshëm

    Dallimet midis Dezinformimit, Çinformimit dhe Keqinformimit.

  • Mesatare

    Si përhapet lajmi i rremë

    Jetëcikli i dezinformimit: nga krijimi deri te viraliteti, me shembuj shqiptarë.

  • Avancuar

    Propaganda

    Teknikat klasike të propagandës: "bandwagon", "scapegoating", "fear appeal" — si t'i dallosh.

  • Avancuar

    Deepfake dhe AI

    Si krijohet manipulimi vizual me inteligjencë artificiale dhe cilat janë shenjat dalluese.

Workshop komunitar — Tiranë

Muajin e 6-të të projektit organizojmë një workshop falas ku qytetarët, studentët dhe gazetarët trajnohen me aftësi praktike të fact-checking.

Regjistrohu