Çfarë u raportua

Së fundmi, në rrjetet sociale ka qarkulluar gjerësisht një video që tregon tifozët e Norvegjisë duke e kthyer karuselin e bagazheve në aeroport në një varkë me rrema. Kjo pretendohet të ketë ndodhur fill pas eliminimit të Norvegjisë nga çerekfinalet e Kupës së Botës 2026, pas një humbjeje 2-1 në kohën shtesë kundër Anglisë.

Në hapësirën mediatike shqiptare, këto pamje janë shpërndarë si një ngjarje reale nga portali Dosja.al në platformat e tyre zyrtare në Facebook, Instagram dhe TikTok.


Çfarë gjetëm

1..Burimi i videos është një llogari me përmbajtje sintetike

Pas një kërkimi, gjetëm se videoja u publikua fillimisht më 11 korrik nga llogaria tajlandeze Mike’s Mayhem. Ky profil identifikohet qartë në përshkrimin e tij si një burim i videove të gjeneruara me Inteligjencë Artificiale.

Screenshot i llogarisë "Mike’s Mayhem"

2..Analiza teknike konfirmon gjenerimin sintetik

Analiza e SightEngine tregoi një probabilitet prej mbi 99% që pamjet të jenë krijuar nga Inteligjenca Artificiale. Screenshot i analizës SightEngine Kjo përputhet me anomalitë vizuale (artefaktet) që zakonisht lënë të tilla programe gjatë renderimit të videove komplekse.


Analiza

Ky rast ilustron problematikën në rritje të shpërndarjes së përmbajtjeve sintetike, të cilat krijohen me qëllim humoristik, si ngjarje të vërteta.

Kur këto video shkëputen nga konteksti burimor dhe ripublikohen nga media lokale pa asnjë filtër verifikimi, ato kthehen në çinformim. Kjo thekson nevojën urgjente që redaksitë të integrojnë mjete bazë për verifikimin e përmbajtjes sintetike përpara publikimit.


Verdikti

Videoja që tregon tifozët e Norvegjisë duke bërë viking row në karuselin e bagazheve në aeroport pas eliminimit nga Kupa e Botës 2026 është e gjeneruara me Inteligjencë Artificiale. Si rrjedhojë, këtij raportimi i japim verdiktin: I rremë.


Klasifikimi

Ky rast klasifikohet si Çinformim. Çfarë nisi si një krijim humoristik sintetik u shndërrua në një lajm të rremë për shkak të mungesës së verifikimit gjatë rishpërndarjes nga portalet mediatike.