Çfarë po raportohet

Më 22 korrik 2026, disa media shqiptare si Top Channel, Ora News dhe Piranjat, raportuan shifrat zyrtare të INSTAT për rritjen e numrit të mjeteve në vend, por duke përdorur një titull që pretedonte se 1 në 3 shqiptarë ka makinë.

Screenshot i lajmit në Top Channel


Çfarë gjetëm

1.Treguesi i motorizimit nuk është përqindje pronësie

Shifra “361 autovetura për 1,000 banorë” (Treguesi i Motorizimit) del duke pjesëtuar numrin total të mjeteve me popullsinë e vendit (afërsisht 1 mjet për 2.77 banorë). Sidoqoftë, kjo mesatare matematikore nuk do të thotë që 1 në 3 individë zotëron një makinë.

2.Bizneset dhe mjetet e shumëfishta

Një numër i madh i këtyre autoveturave nuk zotërohen nga qytetarë të thjeshtë, por nga subjekte tregtare. Flotat e kompanive, taksitë, makinat me qira, si dhe institucionet shtetërore fryjnë numrin total të mjeteve. Gjithashtu, një individ i vetëm mund të ketë në pronësi dy ose më shumë makina.


Analiza

Ky raportim është një shembull tipik se si mungesa e “alfabetizmit statistikor” në redaksitë e lajmeve çon në çinformim të publikut. Gazetarët kanë marrë një ekuacion korrekt matematikor dhe e kanë kthyer atë në një titull goditës, por sidoqoftë të pasaktë.


Si ta dallosh herën tjetër?

  • Bëni kujdes nga termi “për çdo X banorë”:

Kur lexoni statistika si “ka 1 spital për 100,000 banorë” ose “361 makina për 1,000 banorë”, kuptoni që janë tregues të densitetit ose mbulimit, dhe jo të askesit që kanë individët.

  • Dalloni asetet nga njerëzit:

Shpërndarja e pasurisë apo e aseteve (si makinat) nuk është kurrë e barabartë (1 me 1). Gjithmonë ka individë ose kompani që përqendrojnë një numër të lartë asetesh tek vetja, duke rritur mesataren për të tjerët.


Verdikti

Edhe pse numri total i mjeteve në raport me popullsinë është matematiksht korrekt (1 mjet / 2.77 banorë), përkthimi i kësaj shifre si tregues që vërteton se 1 në 3 shqiptarë janë pronarë makinash është i pasaktë. Si rrjedhojë, këtij pretendimi i japim verdiktin: Manipulues.


Klasifikimi

Ky rast klasifikohet si Çinformim. Kemi të bëjmë me keqlexim të të dhënave pa qëllim mashtrues, por që megjithatë orienton gabim publikun mbi realitetin ekonomik.