Fuqizojmë qytetarin kundër dezinformimit.
Verifiko.al është platformë dixhitale e edukimit mediatik dhe verifikimit të lajmeve. Një hapësirë ku çdo shqiptar jo vetëm gjen lajme të verifikuara, por mëson si t'i dallojë vetë ato.
Pse ekzistojmë
Shqipëria përballet sot me një ekosistem mediatik ku dezinformimi qarkullon me shpejtësi dhe pa pengesa. Proliferimi i mediave online dhe rritja e konsumit të informacionit nëpërmjet rrjeteve sociale e kanë bërë publikun shqiptar të cenueshëm ndaj manipulimit.
Kjo cenueshmëri ka pasoja direkte në proceset demokratike dhe aspiratën e integrimit europian të vendit.
Ndryshe nga modelet ekzistuese të fact-checking, Verifiko.al vendos qytetarin në qendër si aktor aktiv: platforma ofron mjete praktike verifikimi, arkiv të dokumentuar të rasteve të dezinformimit dhe materiale edukative të thjeshtuara.
Metodologjia IFCN
Çdo rast verifikohet sipas standardeve ndërkombëtare të International Fact-Checking Network.
- 01
Identifikimi
Monitorojmë rrjetet sociale dhe portalet për të identifikuar pretendime potencialisht të rreme në qarkullim të gjerë.
- 02
Hetimi
Hulumtojmë origjinën e lajmit, verifikojmë burimet ku është bazuar dhe kontrollojmë foton për elementë sintetikë. Dokumentojmë çdo hap me prova të arkivueshme.
- 03
Vendimi
Gjykojmë pretendimin sipas shkallës IFCN: I vërtetë, Manipulues, Kontekst i mangët, I rremë.
- 04
Publikimi
Publikojmë analizën e plotë me metodologjinë e ndjekur, si dhe hapat për të ndihmuar lexuesit ta dallojnë në të ardhmen.
Shkalla e verdikteve
Pretendimi është i saktë dhe i mbështetur nga burime të besueshme.
I vërtetë pjesërisht, por mungesa e kontekstit e ndryshon thelbësisht kuptimin.
Informacion i saktë ose imazh real, por i paraqitur në mënyrë mashtruese.
Pretendimi është tërësisht i pasaktë dhe nuk mbështetet në asnjë fakt.
Klasifikimet
- Dezinformim
- Informacion i rremë i krijuar dhe shpërndarë me qëllim për të mashtruar publikun.
- Çinformim
- Informacion i rremë i shpërndarë pa qëllim mashtrimi, shpesh nga pakujdesia editoriale ose paaftësia për të verifikuar.
- Keqinformim
- Informacion i vërtetë i nxjerrë jashtë kontekstit dhe shpërndarë me qëllim për të dëmtuar.
Ekipi ynë
Projekt i Qendrës Jean Jacques Rousseau, organizatë jofitimprurëse me mision në forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor.
-
Florian Trojani
Drejtori i Programit
Ekspert i qeverisjes dhe shoqërisë civile me mbi 10 vjet përvojë në projekte të demokracisë dhe shtetit ligjor.
-
Florenc Zerellari
Fact-Checker
I trajnuar sipas metodogjisë së IFCN.
-
Ergisa Cenuka
Koordinatore e Programit
Koordinatore projektesh me përvojë në menaxhimin e iniciativave të edukimit mediatik.
Na kontaktoni
Adresa
Qendra Jean Jacques Rousseau
Rruga 'Myslym Shyri', 51/1, ap.4, Tiranë
Financuar nga
AMSHC — Thirrja Nr. 19, Prioriteti 9
Projekti financohet 100% nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC) nën programin "Lufta kundër Dezinformimit dhe Lajmeve të Rreme".