Si një pretendim pa fakte u kthye në lajm ndërkombëtar
Pas sulmit ukrainas me dronë detarë ndaj korvetës ruse 'Merkury' në Bengazi të Libisë, platforma si Clash Report dhe llogaria Visioner pretenduan se dronët u nisën nga Shqipëria. Verifikimi tregon se pretendimi nuk mbështetet në asnjë provë, bie ndesh me deklaratën e shërbimit ukrainas SBU dhe është përgënjeshtruar zyrtarisht nga Tirana.