Lajmi që pretendon se Gianni Infantino ishte në dy stadiume njëkohësisht është manipulues
Një foto e manipuluar që tregonte Gianni Infantinon në dy stadiume njëkohësisht u kthye në lajm në mediat kryesore shqiptare. Në vend që të verifikonin imazhin përmes një kërkimi të thjeshtë, mediat me sa duket ushqyen një mister të paqenë.